Me vetëm një minutë lojë, futbollisti shpallet kampion i Francës me PSG

Me vetëm një minutë lojë, futbollisti shpallet…

Paris Saint Germain u shpall kampione e Francëz për sezonin 2019-2020.

Djemtë e Thomas Tuchel edhe pse në pamundësi për ta festuar titullin kampion, iu gëzuan fitimit të një kampionati vërtet të merituar, duke pasur parasysh distancën që kishin në renditje me klubet e tjera.

Mirëpo, njësoj si Mbappe, Neymar apo Di Maria titullit të Psg-s mund t’i gëzohet edhe, Jese Rodriguez.

Spanjolli, në fakt, pavarësisht se ka kaluar pothuajse tërë sezonin në një klub tjetër, në huazim te Sporting Lisbon, mund të thuhet se është në të gjitha aspektet kampion i Francës.

Arsyeja është sepse Rodriguez luajti për një minutë gjatë javës së katërt në kampiont kundër Metz. Jesé hyri në fushë në minutën e 90-të të ndeshjes, gjashtëdhjetë sekonda përpara se arbitri të vërshëllente.

Siç thekson AS , në fakt, rregullat e LFP-së , (Ligue de Football Professionnel ), përcaktojnë që çdo lojtar që ka marrë pjesë në të paktën 1 minutë ‘të ndeshjes, duhet të konsiderohet kampion. Me pak fjalë, një titull … jo  ‘i djersitur’ për Rodriguez.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit