Me video/ Skandal në kryeqytet, katër policë rrahin barbarisht adoleshentin në Tiranë

Me video/ Skandal në kryeqytet, katër policë…

Një ngjarje e rende ka ndodhur sot në kryeqytet pranë digës së liqenit Artificial, teksa filmohej nga njen qytetar.

Katër punonjës të policisë kanë shtrirë përtokë dhe kanë dhunuar rëndë një adoleshent vetëm se kishte dalë jashtë orarit të lejuar për shkak të situatës së pandemisë.

Në video duken dy punonjës policie që i shtrëngojnë me dhunë përtokë fytyrën të riut ndërsa edhe e qëllojnë me shpullë.

Ndërsa edhe kur i riu ngrihet pa bërë asnjë veprim kundër tyre qëllohet dhunshëm me shpullë. Duket se djali nuk është më shumë se 16-17 vjeç.

Një qytetar i pranishëm në vendin e ngjarjes ka nisur videon e rëndë në redaksinë e JOQ Albania.

Mesazhi i qytetarit të pranishëm në vendin e ngjarjes:

Djali në video është një i mitur dhe dhunohet nga policia për shkak të daljes jashtë orarit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit