Më vjen keq që gazetaria e humbi gazetaren Mira Kazhani, pushteti monist e bëri atë zëdhënëse…

Më vjen keq që gazetaria e humbi…

Nga: Ylli Manjani

Pushteti monist e bëri atë zëdhënëse, për fat të keq..! Në përpjekje për ta mbrojtur, pushteti e degjeneroi dhe më keq. Në këtë pikë ska më rëndësi ku e merr dhe sa e ka rrogën.

Gazetar është profesion i bukur. Liria në mendim, profesionalizmi, llogjika dhe etika në renditjen e argumentave e bëjnë gazetarin të dëgjueshëm e të lexueshëm. Mira Kazhani lexohej shumë mirë si gazetare.

Tashmë si zëdhënëse humbi goxha nga këto cilësi. Edhe sikur për një vit rrjesht Ajo të kritikojë UKT e Rilindjen, prap nuk konkuron dot si më parë…

Në fakt ky është qëllimi i pushtetit, të transformojë njerëzit e lirë…

Më vjen vërtetë keq!

Ndërsa, prezantuesen e Top Channel nuk e njoh si gazetare. Në fakt as si prezantuese nuk i kam parë asnjë emision. Gjykoj se rasti i saj dëmton më shumë televizionin ku punon sesa atë vetë.

Nuk kam ça t’i shtoj më arsyetimeve të shumë kritikëve të tjerë, mbi shpërdorimin e parave publike që pushteti bën për propagandë!

Punët e këtij pushteti monist u panë tashmë. Sa të jenë akoma aty vetëm dëme do sjellin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit