‘Më vjen turp nga vetja që i kam bërë PR-in’, Pinderi-Veliajt: Qenie e neveritshme

‘Më vjen turp nga vetja që i…

Në një kohë kur Erion Veliaj mori përsipër të gjitha kostot morale të prishjes së Teatrit Kombëtar, një reagim i fortë ka ardhur së fundi dhe nga aktivisti Kristi Pinderi, i cili thotë se i vjen turp dhe neveri që dikur ka qenë pjesë e ekipit të PR-it të kryebashkiakut aktual të Tiranës.

Pinderi thotë se ndjen turp ku shesh sesi kanë mbërritur sot gjërat në Shqipëri, dhe si kjo qeverisje po shkon çdo ditë dhe më keq.

Postimi i plotë i Pinderit:

Me vjen turp nga vetja qe kam punuar aq vite per ti bere PR qenies me te neveritshme qe ka sot Shqiperia, qe eshte Veliaj. Me vjen turp qe ne shumicen e kohes gjate aktivizmit tim per te drejtat e njeriut u bera pa e ditur, ose ndonjehere nga naiviteti, nje rruge apo mjet qe qeveria me e ndyre qe ka patur Shqiperia ndonjehere te dukej progresive ne syte e asaj pjese te nderkombetareve te vemendshem ndaj punes sone dhe asaj qe ne perfaqesonim. Me vjen turp qe shpenzova aq shume energji duke u perpjekur te ndertoj nje komunikim me keta plera per te miren e kauzes qe perfaqesoja. Me vjen turp qe nuk e kuptova qe ne fillim se cfare race e poshter qenkan e qe nuk bera maksimumin tim per ti demaskuar aq sa kisha mundesi edhe hapesire, e qe nuk u organizova kunder tyre. Me vjen turp qe kalova aq shume kohe ne shoqerine e atyre mortjeve te “shoqerise civile” qe ushqehen nga ky pushtet i pamoralshem e qe bejne leksione per demokracine: ata (por me shume ato) jane njerezit me pa ideal dhe me pak demokratike qe ka Shqiperia! Por me shume se cdo gje tjeter me vjen turp qe besova ne 2013!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit