Media Britanike: Saiti dhe Xhedria ngritën shtëpinë e ëndrrave, ndërtuesi ikën në Angli akoma pa përfunduar punimet

Media Britanike: Saiti dhe Xhedria ngritën shtëpinë…

Emigrimi i shqiptarëve drejt Britanisë ka shkaktuar jehonë të madhe në mediat e huaja.

Së fundmi, prestigjozja britanike, The Sun i ka kushtuar një artikull historisë së një çifti shqiptarësh.

Saiti dhe Xhedria, çifti i moshuar ka ndërtuar shtëpinë e ëndrrave nga paratë që djali i tyre Nimet, u dërgoi nga Britania.

Sipas The Sun çifti i të moshuarve, që kanë ngritur një vilë dy-katëshe në një luginë buzë lumit në Shqipëri, punimet nuk kanë arritur të përfundohen, kjo sepse ndërtuesi është larguar për në Britani.

Media britanike e ka parë këtë si një histori interesante për t’i kushtuar një artikull.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit