Media franceze: Protesta, simbol i rezistencës ndaj pushtetit

Media franceze: Protesta, simbol i rezistencës ndaj…

Media kryesore e gjuhës frënge në Evropën Juglindore që nga viti 1998 Le Courrier des Balkans i ka kushtuar një artikull asaj çfarë po ndodh në Tiranë me prishjen e Teatrit Kombëtar.

Në një postim në Twitter, Le Courrier des Balkans e cilëson mbrojtjen e Teatrit për 27 muaj simbol të rezistencës ndaj pushtetit autoritar të kryeministrit Edi Rama. “Shqipëri, Teatri Kombëtar në Tiranë u shkatërrua këtë mëngjes nën mbrojtjen e një force të madhe policie. Mbrojtja e tij, për 27 muaj, ishte një nga simbolet e rezistencës ndaj pushtetit gjithnjë e më autoritar të kryeministrit Edi Rama”, shkruan media franceze teksa shpërndan shkrimin e saj për Teatrin ku flet për shkatërrimin e godinës së teatrit në orët e para të ditës së sotme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit