
Media greke Newsbomb.gr ka publikuar një artikull të gjatë për zv.kryeministren dhe ministren së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Newsbomb ka përshkruar karrierën e saj duke thënë se dikur ka punuar si pastruese nëpër shtëpitë e grekëve, ndërsa sot është numri i dy i qeverisë. Por si i ngjiti shkallët Belinda Balluku?
Newsbomb.gr shkruan:
Shumë pikëpyetje ngre ngritja e bukuroshes dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila para karrierës së saj të re punonte në Greqi si ndihmëse shtëpiake. Praktikisht, një ndihmëse shtëpiake u bë numri dy i qeverisë shqiptare dhe ministre e Infrastrukturës dhe për këtë arsye komandon punët publike të vendit fqinj”, shkruan Newsbomb.gr, teksa përmend në artikullin arrestimin e krahut të saj të djathtë, kreun e ARRSH-së, Ervis Berberin.
Media greke shkruan edhe për arrestimin e Berberit, krahut të djathtë të ministres së Infrastrukturës, Balluku. Po ashtu shtrohen një seri me pyetje se pse ende nuk zbatohet vendimi i gjykatës franceze që shteti shqiptar t’i paguajë 50 milionë euro kompanisë greke “Actor”. Newsbomb.gr raporton se sot zv/kryeministrja Belinda Balluku zotëron miliona euro, ndërsa evidentohen borxhet që Ministria e saj i ka kompanisë greke “Actor” që ndërtoi tunelin e Kërrabës.
Ndërkohë media greke ngre pikëpyetje se pse nuk zbatohet vendimi i gjykatës franceze që shteti shqiptar t’i paguajë 50 milionë euro kompanisë greke “Actor”.
“Këtu është përfshirë Balluku, ku krahu i saj i djathtë u arrestua për pastrim parash, ndërkohë që ajo u kishte kërkuar shefave (të kompanisë së ndërtimit) të shpejtonin ndërtimin e projektit. Por kur punimet u bënë, Balluku nuk i pagoi shumat”, shkruhet në artikull.