Media Italiane: Në 5 vitet e para të qeverisë “Rama” u larguan 260 mijë banorë nga Shqipëria

Media Italiane: Në 5 vitet e para të…

Media italiane, La Repubblica, ka publikuar të dhëna të frikshme sa i përket emigrimit të shqiptarëve. La Repubblica cilëson se problematika më e madh në Shqipëri është emigrimi i lartë i popullsisë.

Në raportin e publikuar media në fjalë thuhet se deri në fund të shekullit nga Shqipëria do të largohen 66% e popullsisë.  Ku thekson se më shumë po larohen njerëz të shkolluar dhe me profesion.

Parashikimet e Kombeve të Bashkuara janë të pamëshirshme: Bosnja është e destinuar të humbasë 60 për qind të banorëve të saj në pesëdhjetë vitet e ardhshme, Shqipëria 66 për qind deri në fund të shekullit. Por nuk duhet të fokusohemi në dekada. Nga ana tjetër, kurset e mjekësisë dhe infermierisë janë mbushur me studentë që tashmë e kanë në xhep biletën e largimit: pesë mijë punonjës shëndetësorë shqiptarë janë punësuar vetëm në tre vitet e fundit dhe vetëm në Gjermani”, thuhet në raport.

Më tutje theksohet se në 5 vitet e para të qeverisë së drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, nga Shqipëria janë larguar 260 mijë banorë, kryesisht të rinj. Ndërsa edhe viti 2021 filloi me largime në masë.

Edhe pse kryeministri Edi Rama vazhdon të gëzojë mbështetjen e Bashkimit Europian, vetëm në pesë vitet e para të “mbretërimit” të tij 260 mijë shqiptarë emigruan në Europë. Dhe në vitin 2021 rifilloi fluksi me 42 mijë largime.

Evropa na paralajmëron për ndikimet ruse dhe kineze, por nuk bën asgjë për të kundërshtuar emigracionin: ajo duket se e sheh të favorshme eksodin e fuqisë sonë punëtore të kualifikuar”, thuhet në postimin e La Repubblica.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit