Media italiane ngre alarmin/ “Mafia shqiptare ka marrë në dorë edhe trafikun e njerëzve në Europë”

Media italiane ngre alarmin/ “Mafia shqiptare ka…

Rrjeti mafioz shqiptar ka arritur të sigurojë një rol parësor në Evropë në tregtinë e kokainës. Këtë e ritheksoi edhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin , duke konfirmuar studimet e ekspertëve më të mirë për krimin e organizuar.

Sipas mediave Italiane, segmenti tjetër i fuqisë së madhe të ‘mafia shqiptare’ është trafikimi i qenieve njerëzore.

Emergjenca e emigrantëve po përfaqëson ‘eldoradon’ e re të mbi 40 bandave shqiptare që veprojnë në të gjithë Evropën, nga Belgjika në Spanjë, nga Greqia në Francë në Angli.

Me gjithë imazhin gjeografik të një ‘krimi fshatar’ dhe gati primitiv, bandat shqiptare kanë mundur të kapin ndryshimet dhe kontradiktat e shekullit tonë, duke shfrytëzuar brishtësinë dhe pasiguritë e tij.

‘Shqiptarët kanë kontroll ekskluziv të rrugës ballkanike drejt Italisë’. Vështirë të jesh në gjendje të lëvizësh një varkë pa pëlqimin e tyre. Dhe kështu çdo lëvizje e paligjshme bëhet burim të ardhurash: armë, drogë, por edhe emigrantë, trafikimi i të cilëve shpesh u besohet organizatave kriminale turke.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit