“Mediat e pavarura kërcënohen”/ Freedom House: Partitë politike veprojnë me grusht të hekurt ndaj popullit

“Mediat e pavarura kërcënohen”/ Freedom House: Partitë…

Organizata Freedom House tregon në raportin e saj më të fundit se Edhe në vitin 2022, Shqipëria ishte në kategorinë e regjimeve demokraci në tranzicion. Prandaj ,treguesit e demokracisë mbetën të pandryshuar dhe raporti thotë se institucionet demokratike të Shqipërisë sfidohen nga politika partiake klienteliste, zvarritja e procesit të vettingut në drejtësi dhe korrupsioni i shfrenuar. Kjo bëri që vlerësimi i përgjithshëm të rritet nga 3.75 në 3.79, në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë.

Korrupsioni mbetet i përhapur, duke kontribuar në mosfunksionimin e institucionit publik dhe duke kufizuar aftësinë e tij për të ofruar shërbime efektive. Megjithëse agjencitë e reja ligjzbatuese si SPAK, krijuar në vitin 2019, tregojnë shenja premtuese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta, ndikimi politik mbi gjyqësorin në rastet e korrupsionit vazhdojnë ende të jenë shqetësim”, thuhet në kapitullin për Shqipërisë të raportit “Vendet në Tranzicion 2023”, publikuar nga Zëri i Amerikës.

Në raport theksohet drejtësia bazë për shumë qytetarë shqiptarë vërtet mungon. Ndërsa në çdo vit vihet mediat e pavarura po tkurren. Gjatë vitit 2022, një numër gazetarësh të politikës u ndeshën me abuzime verbale, ndalim pjesëmarrjeje në konferencat për shtyp, frikësime, gjoba të mëdha dhe madje edhe padi, thotë raporti.

 Duke theksuar se politikanët qëndrojnë larg vlerave demokratikë dhe nuk punojnë për t’i rritur ato.

Shumica e udhëheqësve politikë shqiptarë mbetën armiqësorë ndaj vlerave liberale demokratike dhe kanë treguar pak vlerësim për faktin se barazia nën ligj dhe respektimi i shtetit të së drejtës, janë vlera të rëndësishme demokratike”, thuhet në raport.

Sipas vlerësimi të Freedom House, shumica e partive politike mbizotërohen nga udhëheqës me grusht të hekurt dhe kjo mungesë e demokracisë së brendshme partiake u demonstrua në mënyrën se si u përzgjodhën kandidatët për zgjedhjet e posaçme lokale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit