Mediat malazeze: Dritani e drejtoi aksionin e transportimit të mitropolitit serb me helikopter

Mediat malazeze: Dritani e drejtoi aksionin e…

Mitropoliti serb, Joanikije, u shugurua dje në manastirin e Cetinjes pasi u transportua nga Podgorica me helikopter ushtarak bashkë me patriarkun Porfirije. Ata nuk mund të arrinin në Cetinje nëpërmjet rrugëve tokësore, pasi mijëra protestues për dy ditë rresht i mbajtën ato të bllokuara, duke vënë barrikada.

Paradite, helikopteri u ul në livadhin përballë manastirit, ku Joanikije u shugurua në fronin e Shën Pjetrit malazez.

Sipas mediave malazeze, Qeveria ka thënë jozyrtarisht se është përdorur helikopteri ushtarak sepse është më modern, më i shpejtë dhe më i sigurt sesa helikopterët tjerë që ishin në dispozicion të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Hapësira para manastirit u sigurua nga anëtarët e Njësisë Antiterror të Policisë malazeze të armatosur me armë të gjata. Ata e mbronin Joanikijen dhe Porfirijen me trupat dhe parzmoret e tyre teksa hynin në manastirin e rrethuar nga një kordon policie.

B92 shkruan se sipas mediave në Mal të Zi, koordinatori i shërbimeve të sigurisë, zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq, këshilltarët e tij, ministri i Brendshëm Sergej Sekuloviq dhe drejtori i Administratës së Policisë Zoran Brgjanin e drejtuan transportin e tyre me helikopter, transmeton Gazeta Express.

Asistentët e Brgjanin – Dejan Knezeviq, Millosh Rakonjaq dhe Dragan Goroviq, si dhe kreu i Qendrës së Sigurisë, Goran Jokiq me bashkëpunëtorët e tij ishin në livadh teksa ulej helikopteri.

Siç vërehet në një video të “Vecernji novostit” serb, priftërinjtë në manastirin e Certinjes kënduan këngën “Ječam žela”, teksti i së cilës përmban pjesë ku thuhet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Ceremonia u parapri nga incidentet në të cilat, sipas të dhënave zyrtare, shtatë policë u plagosën dhe dhjetëra protestues kërkuan ndihmë mjekësore. Po ashtu, 14 persona u arrestuan, në mesin e të ciëve edhe këshilltari i sigurisë i presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanoviq, Veselin Veljoviq.

Shqiptari Dritan Abazoviq, zëvendëskryeministër i Malit të Zi, e ka përkrahur shefin e tij proserb në qasjen ndaj protestave të qytetarëve malazezë kundër shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Cetinje.

Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq tha se sulmi ndaj policisë ishte sulm ndaj shtetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit