Mediat malazeze nxjerrin një tjetër video nga dhuna në doganë, Petraq Milo: Nuk kam bërë asgjë

Mediat malazeze nxjerrin një tjetër video nga…

Dhuna në doganë e ushtruar ndaj shtetasve shqiptarë ka shokuar jo pak edhe malazët. Mediat fqinje kanë publikuar së fundmi një tjetër video të dhunës së ushtruar ndaj Petraq Milos, i cili po tentonte të hyntë në Shqipëri nëpërmjet doganës së Muriqanit. Milo është filmuar duke komunikuar me punonjësit e Policisë Kufitare, përpara se këta të fundit ta nxirrnin me forcë nga makina.

“Nuk e di, nuk kam bërë asnjë gjë, asnjë gjë nuk kam bërë” – dëgjohet të ketë thënë në gjuhën shqipe Petraq Milo. Sapo ai përfundon fjalinë, një polic malazez shihet teksa e godet në fytyrë dhe përpiqet t’i mbyll gojën Milos. Personat që shoqëronin Milon dhe qytetarë të tjerë janë munduar të qetësojnë situatën, por punonjësit e doganës nuk kanë marr parasysh asnjë thirrje.

Videoja është komentuar edhe në rrjet, ku qytetarët malazezë nuk pajtohen aspak me sjelljen e efektivëve. Ata kanë dënuar dhunën e ushtruar në doganë duke thënë se sjellje të tilla nuk janë aspak profesionale dhe dinjitoze nga ana e përfaqësuesëve që mbajën uniformë shtetërore.

Për rastin në fjalë është shkarkuar nga detyra zëvendësdrejtor i Administratës së Policisë për Sektorin e Policisë Kufitare malazeze, Dragan Klikovac. Ndërkohë mungon një deklaratë zyrtare për të sqaruar sjelljen e policëve në doganë, nisjen e hetimeve ndaj tyre apo një ndjesë ndaj popullit shqiptar dhe familjes së dhunuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit