Mediat në Francë: Messi gjatë ditës do të mbërrijë në Paris, do të përfitojë 35 milionë euro në sezon te PSG

Mediat në Francë: Messi gjatë ditës do…

Pasi i dha fund karrierës 23-vjeçare në Barcelonë, Lionel Messi hap një kapitull të ri te Paris Saint Germain.

Në fakt, asgjë nuk është zyrtare për momentin, por me gjasë kjo “telenovelë” merkatoje do të përfundojë me fund të lumtur.

Sulmuesi 34-vjeçar pritet të nënshkruajë një kontratë 3 vjeçare, ku do të përfitojë 35 milionë euro në sezon. Tifozët e Parisit mezi presin të shohin blerjen më të re, e cila do të jetë dhe më e bujshmja në historinë e klubit.

Sipas mediave franceze, “pleshti” do të mbërrijë mesditën e së hënës në Aeroportin e Parisit, ndërsa gjatë ditës pritet të nënshkruhet dhe kontrata e tij e re.

Raportohet se drejtuesit e Parisit nuk do e prezantojnë Leon në Kullën Eifel, siç u pretendua, por megjithatë, ata janë duke menduar diçka madhështore për lojtarin. Në Paris, Messi do të gjej një nga miqtë e tij më të mirë Neymar, si dhe disa shokë të ekipit te Argjentina, si Di Maria, Paredes dhe Icardi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit