Mediat ngrenë dyshime: Sa i sëmurë është Papa Benedikti XVI?

Mediat ngrenë dyshime: Sa i sëmurë është…

Ai do të mbahet mend në historinë botërore si Papa i parë që dha dorëheqjen nga posti i shenjt i drejtimit të Vatikanit.

Por kohët e fundit Papa Benedikti XVI ka ardhur sërish në vëmendje të mediave, kësaj here për gjendjen e tij shëndetësore.

Duke iu referuar Georg Gänswein, sekretarit personal të Benediktit të XVI, zyra e shtypit të Shtetit të Kishës shkruan: “Gjendja shëndetësore e ish-Papës nuk jep shkas për t’u shqetësuar – pavarësisht moshës së thyer të 93-vjeçarit, i cili po e përballon një fazë akute të një sëmundjeje me dhimbje, por jo serioze.”

Në këtë mënyrë Vatikani reagoi ndaj një njoftimi të gazetës “Passauer Neue Presse”.

Kjo gazetë shkruante, se Benedikti pas një udhëtimi në Regensburg në qershor është sëmurur rëndë.

Joseph Ratzinger, sikurse është emri i Emeritus Papës, udhëtoi për t’i qendruar pranë në ditët e fundit të vëllait më të moshuar.

Georg Ratzinger i vëllai i tij, ndërroi jetë pak pas largimit të Benediktit, në fillim të korrikut në moshën 96-vjeçare.

Benedikti vuan nga një herpes në fytyrë e shkaktuar prej viruseve, tha biografi i papës Peter Seewald.

Ai e ka takuar 93-vjeçarin fundjavën e kaluar, për t’i dorëzuar atij librin e nxjerrë në qarkullim në maj “Benedikti i XVI – Një jetë”.

Seewald e përshkruan ish-kreun e Kishës Katolike si mjaft të brishtë. Ndonëse ai është i kthjellët në mendime dhe në kujtesë, zëri i tij është mjaft i dobët.

Si vendin e prehjes së tij Benedikti, sipas Seewald, ka varrin e të shenjtit Papa Gjon Palit të II, në kriptën e Katedrales së Shën Pjetrit.

Me këtë paraardhës ai ndihet mjaft i lidhur. Sarkofagu i të shenjtit Papa Gjon Pali i II ndërkohë do të vendoset në nderim në një kishëz anësore të katedrales.

/Burimi: DW/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit