Mediat serbe: Athina siguron Beogradin, se nuk do ta njohë Kosovën

Mediat serbe: Athina siguron Beogradin, se nuk…

Greqia nuk do ta njohë Kosovën. Kështu kanë publikuar mediat serbe në artikujt e ditës së sotme. Gazeta Kathimerini shkruan se Greqia mund të bëjë një ndërmjetësim mes palëve për përmbushjen e marrëveshjes,  por nuk do ta njoh akoma Kosovën si shtet.

Ndërsa aspiron të luajë rolin e “ndërmjetësuesit të ndershëm” mes Serbisë dhe Kosovës, Athina përsëriti se nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur pavarësisht sugjerimit të SHBA-së për ta bërë këtë”, thuhet në artikull.

Ndërkaq, tre shtete të tjera të BE-së, Spanja, Sllovakia dhe administrata greke qipriote, gjithashtu nuk e njohën Kosovën si një shtet të pavarur.

Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008, ku shumica e shteteve anëtare të OKB-së, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë dhe Turqinë, e njohën atë si një vend të veçantë autonom.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit