Meksika përfshihet nga 1 valë tjetër infektimesh, raportohet për mbi 22 mijë raste të reja

Meksika përfshihet nga 1 valë tjetër infektimesh,…

Edhe Meksika ka regjistruar rritje të rasteve të reja të infektimit.

Sipas autoriteve zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 22 mijë e 711 raste, numri më i lartë i rasteve ditore që nga shpërthimi i pandemisë. Me rastet e fundit, numri total i infektimeve shkoi në 3 milionë e 20 mijë e 596.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit 727 persona humbën jetën nga COVID-19 dhe numri i përgjithshëm i viktimave u rrit në 246.203, ndërkohë numri i të shëruarve shkoi në 2.375.211.

Sipas të dhënave, në Meksikë që nga fillimi i pandemisë është shënuar numri më i lartë i rasteve ditore. Në kuadër të fushatës së vaksinimit masiv në vend, më shumë se 40 milionë persona kanë marrë dozën e parë dhe më shumë se 21 milionë të tjerë kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.

Sipas Worldometers, ku azhurnohen të dhënat e COVID-19, Meksika me një popullsi prej më shumë se 126 milionë banorë, është në pozicionin e “vendit të 15-të në botë me numrin më të madh të rasteve”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit