Meloni: Pas vajzës sime dua Italinë, hallet nuk m'i mbyt alkooli 

Meloni: Pas vajzës sime dua Italinë, hallet…

Më 27 shkurt kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka dhënë një deklaratë para gazetarëve. Ajo ka thënë se pas vajzës së saj, do më shumë Italinë ndërsa tha se hallet nuk mund t’i mbysë me alkool. Ajo ka shtuar më tej se i ka kushtuar shumë vëmendje angazhimit politik, ndërsa u shpreh se i ka vënë synimin vetes për të rivendosur besueshmërinë për kombin.

“Më ftoni ditën që humbas zgjedhjet në Sardenjë, po bëj edhe Kreshmën dhe as hallet nuk mund t’i mbyt në alkool. Kështu që nuk është dita më e mirë për të pritur simpati dhe lumturi nga unë”, tha Meloni.

“Gjëja që dua më shumë pas vajzës sime është kombi im dhe më zemëron që Italia nuk respektohet. Si patriot kam vuajtur nga një Itali e përbuzur, e konsideruar joserioze dhe e pabesueshme. I vura vetes synimin për të rivendosur besueshmëria për këtë komb, për të përmbysur një histori që ndonjëherë është edhe instrumentale: spageti dhe mandolina italia, Italia të cilës nuk mund t’i besosh”, shtoi ajo.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit