Memaliaj/ Gjendet i pajetë në shtratin e lumit një 47-vjeçar

Memaliaj/ Gjendet i pajetë në shtratin e…

Një 47-vjeçar është gjetur i vdekur në vendin e quajtur “Ura e Memaliajt”, në shtratin e lumit Vjosë.

Njoftimi i plotë: Memaliaj/Informacion paraprak.

Më datë 09.04.2021, në vendin e quajtur “Ura e Memaliaj”, në shtratin e lumit Vjosë është gjetur i pajetë shtetasi B. H., 47  vjeç, banues në Memaliaj.

Ky shtetas është larguar nga banesa në datën 31.03.2021, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shënja dhune.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit