Meme e gatshme! Basha: Unë si kryeministër do kujdesem për shqiptarët e Ballkanit

Meme e gatshme! Basha: Unë si kryeministër…

Lulzim Basha u zgjua dhe ashtu si pritej, e la sërish një meme të gatshme. Pas një sërë humbjesh të një pas njëshme në proceset zgjedhore, Basha vijon të ëndërrojë se një ditë do të bëhet kryeministër, që të drejtojë vendin, por edhe të mendojë për shqiptarët që jetojnë në Ballkan.

Së fundmi, Basha ka hapur një pyetësor në Instagram, ku u kërkon ndjekësve të tij t’i bëjnë pyetje dhe ai do u përgjigjet. Një ndjekës e pyet Bashën se çfarë do të bëjë ai për shqiptarët në Rajon, nëse do ishte kryeministër. Basha në përgjigjen e tij tha se do kujdeset për ta, teksa e vuri theksin tek amendamenti që ai ka dorëzuar në Kuvend për

Çfarë do të bëj si kryeministër për shqiptarët në Rajon? Gjeja e parë që do të ndryshoj, s’duhet të ketë një qasje si patronazhistë, por si bashkëpunëtorë i gjithë shqiptarëve në Ballkan dhe kudo që ata jetojnë. Dera ime do të jetë e hapur për të gjithë. Dua tu them edhe këtë, ndryshimi ka filluar që tani, si kryetar i PD kam çuar në Parlament amendamentin që kërkon një ndihmë financiare ushtarake për Kosovën me vlerë 50 mln euro. Gjithçka do të jetë për interesin kombëtar dhe dhe asnjë gjë nuk do prevaloj mbi interesin kombëtar. As interesa politike dhe aq më pak personale”, tha Basha në përgjigjen e tij.

Por mesa duketmbështetja e shqiptarëve të Ballkanit nga Lulzim Basha do të jenë vetëm fjalë nga kjo video, që është një meme e gatshme, dhe asgjë më shumë. Thënë kjo, pasi në drejtimin e Lulzim Bashës, PD, si partia më e madhe opozitare në vend doli forcë e tretë në zgjedhjet vendore të 14 majit. Duke mos marrë asnjë bashki, Basha nuk mori asnjë përgjegjësi në supe, por vetëm akuzoi Sali Berishën se u bë shkak për disfatën e madhe. Përçarja e demokratëve dhe tkurrja e mbështetësve të Bashës, jo vetëm që nuk pritet ta sjellin këtë të fundit në pushtet, por pritet të shihet edhe në zgjedhjet e ardhshme, nëse PD do arrijë të dalë dot forcë e dytë, apo do dalë sërish forca e tretë.

E gjithë kjo situatë, ku PD po vjen në rrudhje dhe PS në zgjerim erdhi pas marrëveshjes së fshehtë mes Ramës dhe Bashës. Një marrëveshje, që mesa duket mes tyre ka pasur përfitime të barabarta, Rama në pushtet dhe Basha që shton kulla, akuza këto që vijnë nga vetë deputetë të Partisë Demokratike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit