Trajneri i KF-Tirana, s’ka konfirmim zyrtar për të ardhmen e tij?

Trajneri i KF-Tirana, s’ka konfirmim zyrtar për…

Menaxheri i futbollit nigerian dhe ish-futbollist i cili aktualisht është trajneri i klubit shqiptar KF Tirana, Emanuel Egbo, mbahet si një njeri i momentit në futbollin shqiptar.

Trajneri që solli një revolucion të madh në sezonin e Tiranës, duke i afruar bardheblutë një hap larg titullit kampion.

Pavarësisht se ajo që bën Egbo tek kryeqytetasit është e jashtëzakonshme, dyshimet për të ardhmen e tij e kanë shoqëruar ndeshje pas ndeshje.

Mungesa e një konfirmimi zyrtar nga ana e klubit shton edhe më shumë zërat mbi të ardhmen e tij, shpesh duke aluduar edhe për një ndarje në fund të sezonit.

Ndryshe nga se perceptohet nga opinioni sportiv, në shtëpinë e bardhebluve nuk ka asnjë dyshim për të ardhmen e Egbos.

Të kontaktuar nga mediat, drejtuesit e Tiranës janë të qetë dhe të qartë në këtë pikë.

Egbo dhe e ardhmja e tij nuk kanë qenë kurrë në dyshim, Egbo e ka merituar konfirmimin në krye të Tiranës falë punës dhe shifrave të pabesueshme.

Tek Tirana presin fillimisht mbylljen e sezonit, mbi të gjitha shpalljen kampion, për të nisur punën më pas për përfaqësimin në Kupat e Europës dhe për sezonin pasues, fakt të cilin e pranoi edhe vetë presidenti Halili pas ndeshjes kundër Skënderbeut.

I pari i cili pritet të konfirmohet është Egbo, më pas pjesa tjetër e grupit ku pritet të ketë jo pak ndryshime pasi disa lojtarë titullarë nuk do të jenë pjesë e ekipit sezonin e ardhshëm, i pari që njoftoi largimin në Kroaci është Albi Doka.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit