Menaxhonte trafikun e drogës në 4 shtete, arrestohet në Itali shqiptari Fasli Qibini

Menaxhonte trafikun e drogës në 4 shtete,…

Është arrestuar në Napoli të Italisë, shqiptari Fasli Qibini. 64-vjeçari ishte shpallur në kërkim prej 13 vitesh. Ai rezulton i dënuar me mbi 22 vite burg për trafik ndërkombëtar droge. 

Shqiptari ishte ndërmjetës në trafikun ndërkufitar të drogës. Për këtë krim ai ishte shpallur në kërkim prej 2011. Qibini menaxhonte trafikun e heroinës në 4 shtete.

Ai trafikonte drogë në Shqipëri, Greqi, Turqi dhe Itali Jugore, ku bënte biznes me klanin Di Lauro dhe më pas me “Nardielli”. Shqiptari kishte shkuar te gruaja dhe djali. U arrestua më 5 janar teksa po ecte në rrugë duke ndezur një cigare.  

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit