Mendjen për like dhe klikime/ Top Channel bën sondazh me vdekjen e Pal Kolës: Përgjigjjet do i lexojmë live

Mendjen për like dhe klikime/ Top Channel…

Top Channel duket se pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në ambjentet e tyre në Kashar, më shumë është interesuar për xhamat e thyer dhe për klikime, sesa për jetën e Pal Kolës. Asnjë vendim apo përgjegjësi për punonjësit që vdiq brenda gardhit të tyre rrethues, ndonëse ishte i punësuar nga një kompani sigurimi. Familja Hoxha bashkë me dhëndrin e tyre thuhet se janë larguar me eskortë pasi kanë ndjerë rrezikun.

Asnjë nga pronarët apo administratorët e medias kombëtare nuk është parë të shkojë pranë banesës së të ndjerit. Nuk është marrë asnjë vendim publik për dëmshpërblim apo mbulim financiar të varrimit të 60-vjeçarit, dhe solidarizimi ka qenë në nivele minimale. E sikur të mos mjaftonin këto, Top Channel kërkon më shumë audiencë nga vdekja e Pal Kolës.

Në një postim në faqen zyrtare të Facebook, Top Channel ka ngritur një sondazh duke pyetur ndjekësit sesi e komentojnë ngjarjen. Madje mendimet e qytetarëve do të lexohen drejtpërdrejt në emisionin mëngjesit, nga moderuesit. Pal Kola mbylli sytë me njëmijë e një halle, padrejtësisht, e mbi emrin e tij tashmë po kërkohen klikime.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit