Mendonin se po i vëzhgonte! Trafikantët e drogës i vunë zjarrin dy makinave të drejtorit të Policisë

Mendonin se po i vëzhgonte! Trafikantët e…

Detaje të reja dalin në dritë nga aksioni i policisë së Tiranës, që çoi në pranga 12 persona, dhe u shpallën në kërkim 6 të tjerë për trafik droge. Mësohet se dy prej anëtarëve të grupit kanë djegur makinën e drejtorit të Policisë së Beratit, Shkëlqim Kokonozi, pasi dyshonin se ai i kishte vëzhguar.

Autorë të djegies së dy makinave të Kokonozit janë Deivid Shuaipi, i cili është arrestuar dhe Arnaldo Çiçaj, i cili është shpallur në kërkim. Për të dy rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike dhe e shkatërrimit tëpronës.

Gjatë operacioni policor të koduar “Parku” është bërë ndalimi i shtetasve:

Deivid Shuaipi, Farjon Palushi, Jurgen Halitaj, Ismail Gurra, Denard Buci, Josif Ceka, Oltion Doku, F. S(i mitur), L. D(i mitur), Fabian Pitani, Doris Murati dhe A. Ll.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit