‘Mendova se do gjeja tankse te Ora’, avokati Altin Goxhaj: Po instalohet diktatura, mua më vënë gjobë sepse...

‘Mendova se do gjeja tankse te Ora’,…

Avokati i njohur, Altin Goxhaj, ishte i ftuar në Rtv Ora për të komentuar sekuestrimin e pasurive të pronarit Ylli Ndroqi.

Ditën e djeshme, pamjet ku efektivë të armatosur zbarkuan në oborrin Rtv Ora u bënë virale, ndërkohë që Goxhaj nuk e kursen ironinë.

“Kur erdha këtu mendova se do të gjej ushtarët me armë automatik, me tankse, kisha varur kartën e avokatit në qafë, por fatmirësisht paskëshin ikur”. – deklaroi fillimisht Goxhaj.

Më tej, Goxhaj ka bindjen se gjithçka do prapësohet në lidhje me këtë që po i bëhet televizionit.

Kanë lënë vetëm administratorin e tyre, dorën e pushtetit ta shtetëzojë pronën private njësoj si në vitin 1946. Kjo situatë është e pritshme por njerëzit mendojnë se gjërat nuk janë kaq keq dhe prandaj habiten kur shohin ngjarje si kjo. Unë nuk habitem fare, i quaj normale. Ja kam thënë Sonila Meços këtë gjë në shkurt, që do t’jua mbyllin televizionin. Ja kam thënë edhe para 5 vitesh kur i ndodhi me Begetin. Kjo që ndodhi dje është vetëm Begeti 2, pagesat që duhet ti bëjnë shqiptarët pronarit të televizioneve nesër si dëmshpërblim për këtë veprimtari të paligjshme. Ajo që ka ndodhur dje është e gjitha antiligjore dhe do të prapësohet.” – u shpreh avokati

Në pozicionin e juristit, Goxhaj shprehet se procedura nga SPAK është antiligjore.

E gjitha paketa e ardhjes dje ligjore që këta kanë përgatitur, që sjellin ushtarë të armatosur në një televizion është antikushtetuese. Kjo Gjykatë Kushtetuese, pavërësisht se e kapur, kur të ngrihet e ka të pamundur të bëjë të ligjshëm një legjislacion antikushtetues. Ajo që ka ndodhur dje është xhepi jonë, do ta paguajmë ne nesër.

Ndërkohë, praninë e RENEA-s në televizion e sheh si veprim të një shteti që ka nisur instalimin e diktaturës.

RENEA është vetëm për raste kur ka pritshmëri që në vendin që do të shkojnë ka rrezik të ketë shkëmbim zjarri. Pse kanë ardhur dje me automatik? Pse kanë shkuar te Teatri me automatik? Këto janë veprime normale të instalimit të diktaturës. Nëse shkon me automatik te teatri dhe media, pse të mos shkojë me automatik te shtëpitë e qytetarëve ?Është standardi.

Pasojat i ka vuajtur edhe vetë në kurriz.

Kam një dokument këtu, një vendim që shteti më ka vënë 50 milion lekë gjobë se kam dalë të protestoj. Është gjoba më e madhe e 30 viteve të fundit. Kur i vendosin gjobë një personi që proteston, mesazhi është që të mos protestojnë.

Avokati Goxhaj thotë se Shqipëria është në axhendë për tu falimentuar dhe një nga fazat më të rëndësishme është kontrolli i medias.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit