Menduat se iku vapa? E keni gabim

Menduat se iku vapa? E keni gabim

Populli thotë “Gusht e gunë”. Gushti iku dhe gunë nuk do ketë as në shtator. Po përjetojmë një mot të nxehtë dhe të thatë.

Hakil Peza, Meteorolog: Ditën e sotme temperaturat pritet të shkojnë edhe në 38 gradë celcius.

Fundjava do të mbetet me temperatura të larta. Në zonat e ulëta temperaturat do luhaten nga 37-38 gradë celcuis.
Ndërsa në zonat malore temperaturat do luhaten në 33-34 gradë.

14 shtatori, përkon me nisjen e shkollës dhe fillimi i javës do të kàrakterízohet nga mot i kthjellët, me temperatura të larta deri në 37-38 gradë celcius.

Në mes të javës që vjen pritet të kemi freskim të motit me temperatura deri në 34-35 gradë celcius.
Vlerat që përjetojmë aktualisht janë 9-10 gradë mbi normalen.

Vetëm në 10-ditëshin e fundit të shtatorit, pritet freskim i motit dhe reshje.  

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit