'MEPJ' dhe 'Mbrojtja': Kakavija dhe Kapshtica do jenë hapur sot deri në 22:00

‘MEPJ’ dhe ‘Mbrojtja’: Kakavija dhe Kapshtica do…

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme si dhe Ministria e Mbrojtjes kanë konfirmuar se deri në orën 22:00 sot dy pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës do të jenë të hapura pa kuota dhe pa test negative Covid-19 me vete.

Sipas ‘Mbrojtjes’, sot deri në 22:00 do të jenë doganat hapur ndërkohë prej nesër do të hyjë në fuqi masa e re e Greqisë me test negativ të COVID-19, formularin e përkthyer në anglisht apo dhe atë në adresën greke,

‘’Kakavija dhe Kapshtica do të qëndrojnë hapur deri në orën 22:00. Risjellim në vëmendje që nesër nis kufizimi i ri nga pala greke duke vendosur kuota dhe kërkesa për formular dhe test negative. Qytetarët të mos paraqiten nesër në Kakavijë e Kapshticë pa formularin dhe testin negative. Orari i ri për ditën e sotme pas bisedimeve me palën greke.’’- tha Xhaçka./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit