Mer thikën dhe e godet/ Pas sherrit me motrën, 32-vjeçari kuksian 'lajthit'

Mer thikën dhe e godet/ Pas sherrit…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kukësit, ku pas një sherri me të motrën, 32 vjeçari me inicialet V. Q., ka rrëmbyer thikën dhe e ka goditur disa herë në krah atë.  Policia e Kukësit ka arrestuar në flagrancë autorin, ndërkohë që e motra është transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: Kukës/ Policia e Kukësit parandalon një ngjarje të mundshme kriminale brenda familjes.

Vihet në pranga 32-vjeçari që dhunoi dhe goditi me mjet të mprehtë motrën e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 6, në qytetin e Kukësit, po ndodhte një konflikt i ashpër në familje midis vëllait dhe motrës, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të konfliktit, duke arrestuar në flagrancë shtetasin V. Q., 32 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës dhe e ka goditur atë me mjet të mprehtë thikë, në krah, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Dhunë në familje”./Fax New

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit