‘Mercedes Maybach’ poshtë bashkisë| Lali Leku: S'ka lindur ai burrë të më vërë gjobë

‘Mercedes Maybach’ poshtë bashkisë| Lali Leku: S’ka…

Pak ditë më parë gazetari Artan Hoxha publikoi foton e makinës luksoze të Veliajt e cila ishte e parkuar para Bashkisë. Mjeti tip Mercedes Benz Maybach S800, u tha se i përkiste Veliajt. Në një prononcim për ‘News 24, Veliaj tha se kush punon goditet, ndërsa theksoi s’ka lindur burrë që të gjobisë kryetarin e bashkisë së Tiranës.

Erion Veliaj:

Kush punon do goditet. Pres të mbaroj e të gjej Maybach-un tim poshtë zyrën. Jemi bërë pak qesharakë. Kur ka ngel tani që opozita s’bëhet më nga politika por sharlatanë të medias që të faturojnë makina që kush më njeh unë s’jam i tillë, nuk jam rraqexhi dhe as nuk i kam qef, dhe kur shikon si ka degraduar diskursi i atyre që duan të të pengojnë thjesht më dhimbsen, por nuk më ndalojnë, nuk ma ulin zellin. Të gjithë ata që thanë s’do bëhet Sami Frashëri, po e shohin që po mbaron. Familjet po hyjnë në shtëpitë e tyre. Sot jemi vlerësuar si kryeqyteti europian i Rinisë. Kush punon fiton, por edhe shahet e i dalin lajme të rreme. Ende s ka lindur ai burrë të më verë gjobë, apo ai gazetar që të thotë shpifa dha ta pranojë. Jo cdo makinë që parkohet në Tiranë është e imja. Shumica e njerëzve të drejtë do fitojë mbi një pakicë të zhurmshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit