Meret vendimi/ Ngelet në burg ish kreu i bashkisë Lushnjë

Meret vendimi/ Ngelet në burg ish kreu…

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për Fatos Tushen dhe zyrtarët e tjerë.

Ai do të qëndrojë në masën e sigurisë “Arrest në burg”, ashtu si edhe disa zyrtarë tjerë.

Ndërkohë katër të tjerët do vazhdojnë ne masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Në dëshminë e dhënë para “togave të zeza”, ish-kryebashkiaku Tushe deklaroi se nuk ka pasur përgjegjësi për tenderin. Po ashtu kryebashkiaku tha se e njeh Ibrahim Lamin, por mohoi që ky i fundit të ketë lidhje me tenderin.

“Nuk kam pasur asnjë autoritet mbi tenderin, nuk kam qenë kryetar dhe ent prokurues ka qenë drejtoria e punëve publike, s’ka qenë bashkia e Lushnjës” ka deklaruar Tushe.

Po ashtu ish-kryebashkiaku tha se: “S’kam asnjë lidhje me veprime që bien ndesh me detyrën“.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit