Mërgata e Kosovës solli 1.4 miliard euro gjatë vitit 2023

Mërgata e Kosovës solli 1.4 miliard euro…

Shumë të rinj shqiptarë kanë emigrauar drejt vendeve të Bashkimit Evropian, për arsye pune duke lënë pas prindërit e moshuar dhe një gjendje të zymtë në shoqërinë e vendit tonë që në shumë qytete vuan mungesën e rinisë. Por dhe në Kosovë ky fenomen është dukshëm i shfaqur, edhe pse disi në masë më të reduktuar krahasuar me vendin tonë.

Të rinjtë që janë larguar në të shumtën e rasteve kanë ndërtuar jetën e tyre në vendet ku kanë punën, duke u martuar e krijuar familje. Pavarësisht kësaj, ata nuk kanë harruar familjarët e tyre që kanë mbetur në Kosovë, ku herë pas here u dërgojnë të hodha që të përballojnë jetesën.

Në vitin 2023 remitancat në Kosovë kanë pësuar një rritje me 10% krahasuar me periudhën janar-dhjetor 2022. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, emigrantët gjatë vitit 2023 sollën në shtetin fqinj afro 1.4 miliard euro të fituara nga puna në emigrim. Vetëm në muajin dhjetor 2023 mërgata e Kosovës solli mbi 129 milion euro.

Sipas raportit të Bankës, gati gjysma e prurjeve kanë qenë nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 49.90 % të të ardhurave, pasuar nga kanalet tjera me 36.70 % dhe bankat me 13.30 %. Kjo tregon qartë gjendjen e ekonomisë së vendit më të ri në rajon, ku pavarësisht se ka bërë progres në trajtimin e punonjësve me paga, të ardhurat nga mërgimi kanë një rol shumë të rëndësishëm në jetën e qytetarëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit