“Meritoje me jetu”, moderatorja bën postimin prekës për pronarin e resortit që u gjet i vdekur

“Meritoje me jetu”, moderatorja bën postimin prekës…

I bujshëm ishte lajmi i sotëm se Eugert Lazaj, pronar i resortit “Adorions Palace”, u gjend i vdekur në banesën e tij në zonën e Farkës, teksa pranë trupit ishte edhe arma e vrasjes.

Moderatorja Dajana Shabani, i ka kushtuar një postim në Instagram.

Ajo shkruan se e njihte që kur ishte 18 vjeç, ndërsa nuk i besohet se nuk jeton më.

“Nuk më bësohet që ti nuk jeton më! Të njoh që 18 vjeç, dhe ti meritoje me jetu!!! Qofshë i parajsës miku i ditëve të vështira!!!”, shkruan Shabani, teksa ka ndarë me ndjekësit dhe një foto të viktimës.

 

LEXO EDHE:

Pronar i një kompleksi luksoz, kush ishte viktima që u gjet i pajetë me armën pranë trupit

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit