Merkel: Në Ballkan vendet janë më afër se në të kaluarën

Merkel: Në Ballkan vendet janë më afër…

Kancelarja gjermane Angela Merkel në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama, tha se në Ballkan vendet janë më afër se në të kaluarën. Merkel  tha se i vjen keq që nuk është bërë e mundur hapja e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Kryeministrin Rama edhe pse janë plotësuar kushtet të gjitha.

Merkel ka përshëndetur edhe projektin për tregun e përbashkët në Ballkan.

“I dashur Edi Rama, unë dua t’ju falënderoj në rolin e Kryeministrit që në pjesën e parë të ditës mundëm të kishim një bisedë bilaterale. Uroj dhe përgëzoj Shqipërinë për të gjitha përpjekjet për të ristrukturuar sistemin e drejtësisë. Si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur të gjitha kushtet për të hapur negociata. Kjo nuk u bë për shkak të vetos së Bullgarisë dhe për këtë me vjen keq.

Shumëçka ka ndryshuar në bashkëqenësinë e shteteve në Ballkanin Perëndimor. Më parë situata nuk ka qenë. Bashkëpunimi në shumë dimensione është konsoliduar në mënyrë të vazhdueshme. Kemi folur shumë projekte infrastrukturore. Nëse këto vende do të bashkohen me BE-në do të duhet të përmbushin kushtet për neutralitetin e klimës. Unë përshëndes edhe projektin e tregut të përbashkët rajonal, me 4 liritë siç i quajmë. Jo të gjitha vendet bashkëpunojnë njëlloj por sa më shpejt t’i bashkohen aq më mirë do të ecë procesi i Berlinit. Edhe një herë e theksoj se procesi i Berlinit nuk e zëvendëson procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ishte diskutim konstruktiv dhe tani do vijoj bisedat me to. Në 6 tetor do takohemi  saërish në presidencën sllovene. Ishin biseda të mira. Është diçka tjetër procesi i bsashkëpunimit në nivel rajonal një ide e pranuar nga BE. Unë këtë e përshëndes. Zemra ime rreh për këtë rajon. Ndoshta do të më ngacmojë dielli të vij dhe të nxis dhe më nga afër këto zhvillime”, tha Merkel.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit