Gazetari socialist Mero Baze, mbështetës i zjarrtë i qeverisë ka piketuar sërish protestuesit. Në një artikull të publikuar në portalin e tij pro PS ku herë pas here ofendon qytetarët që protestojnë, Baze ka vënë nën shënjestër disa qytetarë protestues duke i akuzuar për sulmin e ndodhur te Komisariati nr.3 në Tiranë. Me titullin: “Sulmi ndaj Komisariatit nr. 3, identifikohen protestuesit e dyshuar; njëri prej tyre shfaqet në foto me ish-mafiozin John Alite”, Mero Baze liston qytetarët që sipas tij kanë qenë dje pjesë e trazirave. Por lidhur me këto akuza, ka reaguar një prej protestuesve. Në një video të dërguar në redaksinë tonë, qytetari shprehet se ai ndodhet në Gjirokastër dhe nuk ka asnjë lidhje me trazirat e djeshme. Ai thotë se në protestë ka qenë ditëve të tjera dhe do të marrë sërish pjesë si çdo qytetar i këtij vendi, por me trazirat e dhunën s’ka asnjë lloj lidhje.
Qytetari:
Përshëndetje, JOQ! Kam 3 ditë në Gjirokastër dh gazeta Tema, shkruan sikur unë mbrëmë isha në sulmet ndaj Komisariatit nr. 3. Me prova e fakte jam këtej. D.m.th. ky është një djalë tjetër në foto, unë jam tjetër. Foto ime është nga protesta paqësore, si i tërë populli shqiptar, asnjë lloj dhune fare.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1017994617754594%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>