Merr 2 milion lek në muaj si deputet/ Belind Këlliçi: Nuk më del, më ndihmon vëllai

Merr 2 milion lek në muaj si…

Kandidatit të primareve për Tiranën në Partinë Demokratike, Belind Këlliçit gjatë një interviste televizive tha se rroga e deputetit nuk i mjafton.

Këlliçi ka një pagë rreth 2 milionë lekë dhe sipasi tij, kjo pagë nuk mjafton.

Këlliçi i cili bashkëjeton me vajzën e ish-zv.ministrit të PS, Artan Shkreli, tha se ndihmohet nga familja dhe nga i vëllai i tij. Më tej, ai shtoi se jetesa në Tiranë është e vështirë.

Sigurisht, do të mund t’ia dal siç ja kam dalë deri më tani, që e kam edhe më të ulët rrogën, po pa e fshehur ansjëherë faktin se kam pasur mundësinë të ndihmohem edhe nga familja dhe nga i afërmi im, që është vëllai im. Se nuk ia del dot. Jua them troç , nuk ia del dot në Tiranë” tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit