Merr flakë autobusi që transportonte pelegrinët në Mekë, 20 të vdekur

Merr flakë autobusi që transportonte pelegrinët në…

Një autobus që transportonte pelegrinët në Mekë, Arabinë Saudite, mori flakë pas një përplasjeje në një urë të hënën, duke vrarë 20 persona dhe duke plagosur rreth 30 të tjerë. 

Aksidenti, në provincën Asir (në jug), nxjerr në pah sfidën e vazhdueshme të transportimit të pelegrinëve në Mekë dhe Medinë, dy qytetet më të shenjta për myslimanët.

Është regjistruar në javën e parë të muajit të Ramazanit, kur shumë muslimanë kryejnë haxhin e Umres dhe disa muaj para pelegrinazhit vjetor të Haxhit.

Në bazë të informacioneve fillestare, numri i të vdekurve në aksident ka arritur në 20, ndërsa numri i përgjithshëm i të plagosurve është rreth 30”, raportoi televizioni Saudi Al-Ikhbariya.

Viktimat ishin të “nacionaliteteve të ndryshme”, sipas të njëjtit burim, i cili nuk dha detaje të mëtejshme. Transportimi i pelegrinëve në rrjetin rrugor të Arabisë Saudite mund të jetë i rrezikshëm, veçanërisht gjatë Haxhit, kur autobusët plot me besimtarë formojnë radhë  të pafundme trafiku.

Në tetor 2019, 35 të huaj u vranë dhe katër të tjerë u plagosën kur një autobus u përplas me një automjet të rëndë në afërsi të Medinës.

Pelegrinazhet myslimane janë motori i turizmit në Arabinë Saudite, një sektor në të cilin mbështetet lidershipi politik i mbretërisë ndërsa kërkon të diversifikojë ekonominë e saj, e cila varet në mënyrë kritike nga lëndët djegëse fosile.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit