Merr flakë banesa në katin e pestë, vdes 57-vjeçari

Merr flakë banesa në katin e pestë,…

Një 57 vjeçar i identifikuar si Ramazan Duka ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë.

Burri jetonte me qera në rrugën “Xhanfize Keko”, në katin e pestë të një pallati, i cili u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.


Sipas të dhënave nga policia zjarri ka rënë në pjesën e kuzhinës se apartamentit dhe më pas është përhapur nëpër shtëpi. Viktima është gjetur në dhomën e gjumit, i cili sipas policisë nuk është prekur nga zjarri.


Dyshohet se 57 vjecari ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit nga tymi që është përhapur në banesë.
Viktima kishte një fëmijë dhe i martuar, por ka qenë i vetëm në shtëpi, në momentin që ndodhi ngjarja.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit