Merr flakë banesa në Lushnje, humb jetën i moshuari

Merr flakë banesa në Lushnje, humb jetën…

Është përfshirë nga flakët një shtëpi në fshatin Bubullimë në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Si pasojë e ngjarjes ka mbetur viktimë kryefamiljari, 82-vjeçari Koli Koçi.

Ky i fundit ishte në banesë bashkë më bashkëshorten Kristina e cila për fat të mirë ka shpëtuar. Dyshohet se shkak për flakët është bërë një shkëndijë elektrike që shkrumboi totalisht banesën dhe la pas një viktimë dhe një të plagosur.

Komshnjtë e çiftit të të moshuarve thonë se banesa ka qenë e vjetër dhe kjo ka bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi. Bëhet e ditur se çatia e vjetër e banesës ka zënë poshtë 82-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë. Koli dhe Kristina nuk kishin fëmijë dhe për ta kujdeseshin fqinjët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit