Merr flakë banesa në Sarandë, vdes 90-vjeçari

Merr flakë banesa në Sarandë, vdes 90-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Kranë në Finiq, ku për shkak të një zjarri aksidental ka humbur jetën një 90-vjeçar. Th.C., ka ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga tymi.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Më datë 22.02.2021, rreth orës 08:40, në fshatin Krane, Finiq, ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi Th. Ç., 90 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë nga tymi ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit