Merr flakë banesa në zonën e Plazhit në Durrës, plagoset një 43-vjeçar

Merr flakë banesa në zonën e Plazhit…

Një 43-vjeçar ka mbetur i plagosur lehtë, pasi një banesë e pabanuar është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në zonën e plazhit në Durrës.
Sipas policisë së qytetit bregdetar, në banesë ka marrë flakë një kabllo elektrike dhe si pasojë është djegur në këmbë shtetasi me inicialet H. D., 43 vjeç, i cili pas ndihmës mjekësore ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit