Merr flakë brenda tunelit të Kalimashit makina e amerikanit, banues në Serbi, shkakton kaos dhe trafik

Merr flakë brenda tunelit të Kalimashit makina…

Një automjet që po udhëtonte drejt Tiranës e që drejtohej nga një shtetas amerikan me banim në Serbi është përfshirë mëngjesin e së martës në orën 08:00 nga flakët, teksa ishte duke udhëtuar brenda tunelit të Kalimashit.

Pasi ka konstatuar flaket shoferi ka ndaluar automjetin duke pritur ardhjen e makinës zjarrfikëse të bashkisë e stacionuar pranë tunelit, e cila në kohë të shkurtër ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

MAKINA E DJEGUR E SHTETASIT AMERIKAN
MAKINA E DJEGUR E SHTETASIT AMERIKAN

Për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz përveç atyre materiale ndërkohë që deri në shuarjen e zjarrit, ekspertizës dhe largimit të automjetit korsia e rrugës së kombit Kukës-Tunel ka qenë e bllokuar nga kolona e mjeteve.

Aktualisht qarkullimi është kthyer në normalitet dhe është i lirë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit