Merr flakë hoteli në Devoll

Merr flakë hoteli në Devoll

Një hotel në fshatin Vranisht të Devollit është përfshirë nga flakët këtë të hënë. Zjarri ka rënë në katin e tretë të ndërtesës duke shkaktuar dëme materiale por fatmirësisht pa të lënduar. Të gjithë personat që ndosheshin në ndërtesë janë evakuar menjëherë, ndërkohë dy zjarrëfikse nga Korça dhe nga Devolli kanë ndërhyrë për të lokalizuar flakët.

Nga hetimet e policisë rezulton se zjarri ka qenë aksidental por ekspertët dyshojnë se mund të jetë shkaktuar nga oxhaku ose nga rrjeti elektrik.

Njoftimi i policisë:

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 04.12.2023, rreth orës 14:00, në afërsi të fshatit Vranisht, Devoll, ka rënë zjarr në katin e tretë të një hoteli. Lëndime në njerëz nuk ka, vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit