Merr flakë në ecje/ Shkrumbohet makina në Sauk

Merr flakë në ecje/ Shkrumbohet makina në…

Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje e sipër pasditen e sotme në zonën e Saukut në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në bateri.

Për shkak të incidentit është bllokuar qarkullimi. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar pasi drejtuesi ka arritur të dalë në kohë por vetëm dëme materiale.

“Më datë 01.06.2020, rreth orës 16:30, në Sauk, dyshohet si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtues shtetasin Y.E., ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit