Merr flakë në lëvizje automjeti te Rruga e Durrësit, detajet e para

Merr flakë në lëvizje automjeti te Rruga…

Një automjet që ishte në lëvizje është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.

Ngjarja është shënuar në Rrugën e Durrësit, rreth orës 16:25.

Detajet e para të Policisë, bëjnë me dije se zjarri ka ardhur nga një defekt teknik në motor, ndërkohë që për fat të mirë dëmet janë vetëm materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.08.2020, rreth orës 16:25, në rrugën e “Durrësit”, si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorrit, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues K.SH., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit