Merr flakë një punishte e përpunimit të drurit në Lushnje

Merr flakë një punishte e përpunimit të…

Një punishte e përpunimit të drurit në Lushnje është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Raportohet se ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Burime për mediat, bëjnë me dije se tre zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur izolimin e flakëve.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike, por policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit