Merr formë stadiumi i ri i Kukësit, klubi verilindor publikon videon

Merr formë stadiumi i ri i Kukësit,…

Nëpermjet një video në faqen zyrtare, klubi i Kukësit, ka ndarë me ndjekësit, ecurinë e punimeve për rikonstruksionin e stadiumit “Zeqir Ymeri”. Në postimin e bërë publik, klubi verilindor, bën me dije se punimet janë duke ecur me ritme të shpejta, teksa impianti modern pritet të jetë gati sezonin e ardhshëm.  

Me rikonstruksionin e stadiumit, duke filluar nga sezoni i ardhshëm ekipi i  Kukësit do mund të luajë në fushën e vet, në një stadium sipas parametrave të UEFA-s. Verilindorët do mund të zhvillojnë në “Zeqir Ymeri” edhe përballjet eliminatore të kupave Europiane.

Gjatë videos bie në sy fakti që megjithëse Gjici me pjesëtarët e tjerë kanë veshur jelekët, nuk mbajnë kasketa sigurie, siç përcakton edhe protokolli në ambjentet e kantierëve të ndërtimit!

Security Check Required

null

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit