Merr frymë Italia, numri më i ulët që nga përhapja e pandemisë, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 99 persona

Merr frymë Italia, numri më i ulët…

Pandemia globale e shkaktuar nga koronavirusi në Itali po shkon drejt zbehjes totale pasi kurba po shënon rënie dita-ditës.

Autoritetet e vendit fqinj bëjnë me dije se vendi ka shënuar numrin më të ulët të viktimave, që nga përhapja e pándemisë së kòronavirusit.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 99 persona, duke e çuar në 32.007 numrin total të víktimave në shtetin fqinj.

Ndërkohë janë regjistruar 451 raste të reja me Covid-19, dhe numri në total i të prekurve  ka shkuar në 225,886.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit