"Merr fund armiqësia"/ Noizy dhe Meriton Mjekiqi bëhen bashkë në të njëjtin vend

“Merr fund armiqësia”/ Noizy dhe Meriton Mjekiqi…

Për disa muaj me radhë Noizy dhe Meriton Mjekiqi, ishin në qendër të vëmendjes për shkak të përplasjeve të vazhdueshme virtuale me njëri-tjetrin.

Mirëpo, javët e fundit gjërat mes tyre duket se janë qetësuar dhe madje ata do të jenë bashkë në të njëjtin vend.

Së fundmi, është mësuar se Noizy dhe Meritoni do të jenë të pranishëm në Alba Festival, që do të mbahet në datat 4-5 shtator në Zyrih të Zvicrës.

 Noizy ishte ndër emrat e parë që ka konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa Meritoni e ka bërë vetëm së fundmi këtë gjë.

Më herët në një intervistë, Meritoni tregoi se si lindi debati virtual me Noizy-n.

“Unë kam pasur të ftuar Don Phenonim në emision dhe i them ‘Ti ke qenë në një performancë në qytetin ku e di që ke pas probleme me një nga reperët e qytetit, pa e përmendur Noizy-n, dhe ke kënduar diss-in e tij’. Unë aty kam bërë vetëm punën time si moderator. Don Phenomi dha përgjigjen e tij personale pas pyetjes sime.

Më pas çohet një nga anëtarët e OTR dhe më shkruan mua dhe më thotë ‘O ti me vetull të hequr mos përmend emrin OTR se të bëhet kështu e kështu’. Edhe aty filloi fjalë pas fjale, ata dolën publikisht. Më pas unë isha te emisioni i Luanës dhe i godita, por ajo është lojë. Unë nuk kam dashur ta kalojë në një formë tjetër, në inate personale”, tha Meritoni.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit