Merr fund lëvizja e lirë në kufirin Shqipëri- Kosovë, rikthehen radhët kilometrike

Merr fund lëvizja e lirë në kufirin…

Marrëveshja për lëvizjen e lirë mes pikave kufitare Vërmica dhe Morina, që ishte në fuqi gjatë sezonit turistik veror, ka përfunduar më 1 tetor, duke rikthyer pritjet në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Edhe pse në të dy pikat kufitare funksionojnë nga katër sportele, drejtuesit e automjeteve dhe udhëtarët janë detyruar të presin 20-30 minuta për të kryer procedurat e verifikimit të dokumenteve. Këto vonesa në kontrollet kufitare kanë shkaktuar radhë të gjata automjetesh.

Qytetarët bëjnë thirrje që kjo marrëveshje të vazhdojë edhe jashtë sezonit veror, duke sugjeruar që kontrollet të përqendrohen vetëm tek personat e dyshuar.

Një udhëtar nga Maqedonia e Veriut, i cili ishte nisur nga aeroporti i Tiranës drejt Shkupit, shprehet i pakënaqur, duke përmendur pritjen prej 30 minutash në kufi për shkak të radhëve të gjata. Marrëveshja për lëvizjen e lirë, e cila u nënshkrua pranverën e këtij viti, kishte reduktuar ndjeshëm trafikun dhe lehtësuar kalimin e kufirit gjatë verës.

Pika kufitare e Morinës është një nga më të ngarkuarat në Shqipëri për përpunimin e udhëtarëve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit