Merr fund pritja në Kakavijë, ja sa persona kaluan drejt Greqisë në 24 orë

Merr fund pritja në Kakavijë, ja sa…

Pas mesnate, pika kufitare e Kakvijës është boshatisur. Pas më shumë se 4 ditësh pritje, shqiptarët e mbetur në kufi mundën të hynin në shtetin grek.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë 24 orëve të fundit, në Kakavijë kaluan 3325 persona dhe 1629 mjete. Ndërsa në orën 00:40 përfundoi operacioni.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka shprehu në “Facebook” mirënjohjen për të gjitha strukturat e angazhuara në këto ditë të vështira.

“Live nga Kakavija, ku përfundoi procedura e kalimit për qytetarët e fundit. Mirënjohje të thellë për të gjitha strukturat e angazhuara në këto ditë të vështira. Mirënjohje për efektivët e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, mjekëve e infermierëve dhe drejtues e punonjës të pushtetit vendor, të cilët me këmbëngulje, durim e punë në grup ia dolën!”, shkroi Xhaçka./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit