Kombëtarja shqiptare nis rrugëtimin e saj në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ku është shortuar në Grupin K, së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorën. Ky është një grup sfidues, por kuqezinjtë synojnë të japin maksimumin për të siguruar një rezultat historik.
Trajneri Sylvinho ka përzgjedhur një listë prej 26 lojtarësh për dy ndeshjet e para ndaj Anglisë dhe Andorës. Lista përfshin disa mungesa të rëndësishme, por edhe risi, ku bien në sy emrat e Juljan Shehut (Widzew Lodz) dhe Etnik Brrutit (Malisheva), të cilët janë ftuar për herë të parë në Kombëtare.
LISTA E PLOTË:
Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Simon Simoni.
Mbrojtës: Ivan Balliu, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Andi Hadroj, Ardian Ismailaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj.
Mesfushorë: Ylber Ramadai, Medon Berisha, Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Etnik Brruti, Juljan Shehu, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha.
Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rei Manaj.
Grumbullimi zyrtar i skuadrës do të bëhet ditën e hënë më 17 mars. Kombëtarja do të luaj ndeshjen e parë me Anglinë më 21 mars në “Wembley” në orën 20:45.
Takimi i dytë zhvillohet më 24 mars ndaj Andorës në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë në orën 20:45.
Sa i përket mungesave të lojëtarëve si Mitaj apo Daku trajneri u shpreh se dy lojtarët kanë dëmtime në pupalgji, prandaj nuk janë pjesë e listës.
Shqipëria përballet me një grup të vështirë, por me një përbërje cilësore dhe një trajner me vizion të qartë, skuadra do të synojë të sigurojë sa më shumë pikë në këto ndeshje.
Me mbështetjen e tifozëve dhe përkushtimin e lojtarëve, Kombëtarja shqiptare synon të kalojë me sukses këtë fazë dhe të avancojë më tej në garën për një vend në Kupën e Botës 2026.